Greqia i është bashkuar Aleancës Ndërkombëtare për Kthimin e Fëmijëve në Ukrainë si anëtare e plotë, siç njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
“Nëpërmjet kësaj pjesëmarrjeje, vendi ynë po kontribuon në mënyrë aktive në mobilizimin ndërkombëtar për kthimin e sigurt të fëmijëve në Ukrainë, të cilët janë transportuar ilegalisht ose janë zhvendosur me forcë nga forcat ruse”.
“Vendimi për të marrë pjesë në këtë nismë nënvizon angazhimin e Greqisë për të zbatuar të drejtën ndërkombëtare dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë.
Greqia është e gatshme të kontribuojë në ofrimin e mbështetjes humanitare, mjekësore dhe psikologjike për fëmijët dhe familjet që janë prekur nga pasojat shkatërruese të shpërnguljeve të detyrueshme”, thekson Ministria e Jashtme.
Duhet të theksohet se Aleanca Ndërkombëtare për Kthimin e Fëmijëve nga Ukraina është një nismë e përbashkët Ukrainë-Kanada, e cila u shpall zyrtarisht në Kiev më 2 shkurt 2024.
Qëllimi i saj është të kthejë fëmijët e rrëmbyer ilegalisht nga Rusia te familjet e tyre në Ukrainë.
/abcnews.al