Pas pushimit të akuzave të ngritura ndaj Donald Trump për dokumentet e klasifikuara reagoi edhe Richard Grenell.
Në një postim në platformën X Grenell përmendi prokurorin Jack Smith, i cili po hetonte rastin Trump, ndërsa më herët në Hagë kishte hetuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin duke thënë se çështja e tij ndaj ish presidentit amerikan ka rënë ndërsa radhën tashmë e ka ish presidenti i Kosovës, duke aluduar lirimin e tij nga akuzat.
Avokati Edmond Petraj situatën për krerët e ish-UÇK e ka cilësuar absurde. Gjatë një interviste në “Special Report” në ABC News, avokati Petraj tha se hetimi ishte i njëanshëm.
“Akuzat ndaj presidenti Thaçi nuk qëndrojnë. Ishte një hetim, i njëanshëm dhe ato prova nuk u verifikuan kurrë. Ajo dosje për të cilët akuzoheshin krerët e UÇK ishte një absurditet. Dhe kjo tregon se viktima u kthye në vrasës dhe ky ishte një gabim shumë i madh. Un them që do të ketë një hetim edhe për Dick Marty sepse akuzat nuk qëndrojnë. Por mund të them se e gjitha është një absurd. Sinqerisht ajo që dua është që të lirohen së shpejti”, ka thënë me tej avokati Petraj.
Katër komandantët e lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë ndërmjet viteve 1998 dhe 2000.
/abcnews.al/