Një magazinë në Vlorë, e cila në brendësi të saj kishte orendi shtëpiake, ka rënë në flakë.
Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se ngjarja ka ndodhurnë lagjen “1 Maji” në zonën e plazhit të vjetër.
Administratorët e objektit kanë qënë duke punuar në brendësi të godinës në atë kohë, teksa shkak i zjarrit mësohet të jetë një shkëndijë elektrike. Shkëndija ka ardhur nga linjat elektrike që ka përfshirë më pas në flakë gjithë godinën.
Ndërhyrja e zjarrfikses ka qënë e menjëhershme duke fikur zjarrin pasi rrezikoheshin dhe banesa të tjera aty pranë. Si rrjedhojë e flakëve, siç tregojnë dhe banorët e zonës janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa të lënduar./abcnews.al