Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Atentati, Donald Trump: Nuk do të dorëzohem kurrë

schedule07:19 - 14 Korrik, 2024

schedule 07:19 - 14 Korrik, 2024

Ish presidenti amerikan, Donald Trump i ka dërguar një e-mail mbështetësve të tij, pas atentatit në Pensilvani, ku u qëllua nga një person.

“Ky është një mesazh nga Donald Trump”, thuhej në e-mail. “Kurrë nuk do të dorëzohem”, shkruan CNN.

Trump tha të shtunën vonë se një plumb e goditi në veshin e djathtë pasi dikush e qëlloi gjatë një tubimi në qytetin Batlër të Pensilvanisë. FBI-ja tha tha se ka marrë nën kontroll hetimin.



Në veshin e majtë dhe në fytyrën e ish-presidentit dukeshin shenja gjaku pas atyre që u dukën se ishin të shtëna e që vinin nga një drejtim i panjohur.

Presidenti Joe Biden, nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-presidenti Barack Obama lëshuan deklarata të forta duke dënuar dhunën.

Incidenti po hetohet si atentat, sipas njoftimeve të mediave, dhe mund të intensifikojë dhe komplikojë më tej garën presidenciale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!