Princi Harry dhe Meghan Markle vendosën të kalojnë Krishtlindjet e tyre si një familje prej tre personash larg familjes mbretërore.
Duka dhe Dukesha i Sussex kanë marrë gjashtë javë pushim që të kalojnë Festën e Falenderimeve me të ëmën e Meghanit, Doria Ragland, në fund të nëntorit dhe sipas një burimi pranë çiftit, ka shumë mundësi qe edhe Krishtlindjet t`i kalojnë në Amerikë.
Ky vendim është në përputhje me sjelljen e mëparshme të anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore dhe ka mbështetjen e Mbretëreshës.
Krishtlindjet në Sandringhham janë një traditë e familjes mbretërore britanike, të cilën monarkja e konsideron shumë të rëndësishme. Edhe pse Buckingham Palace nuk i ka konfirmuar zërat se Meghan dhe Harry festat do t`i gjejnë në SHBA, tashmë është përhapur fjala që Dukesha nuk dëshiron që t`i klalojë ato me monarken dhe pjesën tjetër të familjes!