Persona të armatosur kanë grabitur një argjendari brenda një qendre tregtare në Romë. Sipas informacioneve, dy grabitës të maskuar dhe të armatosur, pasi kanë kërcënuar shitësen, kanë marrë bizhuteritë, por një roje sigurie ka ndërhyrë duke hapur zjarr.
Megjithatë, grabitësit kanë arritur të largohen me anë të një makine që ndodhej jashtë qendrës tregtare “Roma Est”. Me dhjetëra policë mbërritën në vendin e ngjarjes, por grabitësit arritën të largohen.
Fatmirësisht, nuk ka pasur raportime për persona të lënduar nga kjo ngjarje.
/abcnews.al