Koha e Jadon Sanchos tek Dortmund është drejt fundit. Anglezi ka kërkuar largimin nga Gjermania, siç raporton ‘Daily Mail’. Sancho nuk ndihet më komod në Bundesligën gjermane dhe kërkon një eksperiencë të re.
Ai cilësohet si një nga futbollistët më të talentuar në botë që nga transferimi i tij në Dortmund nga Manchester City në 2017. Tashmë Sancho është një nga lojtarët kryesorë të Anglisë, që drejtohet nga Southgate, duke luajtur titullar në çdo ndeshje.
Humbja 4-0 me Bayernin, zëvëndësimi i shpejtë në sfidën kundër kryesuesve të Gladbah apo dhe kritikat nga drejtori sportiv, Michael Zorc, e kanë vënë në diskutim qëndrimin e tij tek Dortmundi. Manchester United ka kohë që po e monitoron situatën, por në orët e fundit edhe Liverpool ka shfaqur interes për 19-vjeçarin. /abcnews.al