Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reagon Presidenca për Arta Vorpsin: Nuk ju ndaloj, mund të betoheni edhe te parukierja

schedule11:16 - 14 Nëntor, 2019

schedule 11:16 - 14 Nëntor, 2019

Reagon presidenca për betimin e Arta Vorpsit:

Institucioni i Presidentit ka reaguar sot në lidhje me veprimin e Arta Vorpsit, e cila bëri betimin si anëtare e Gjykatës Kushtetuese përpara noterit.

Përmes zëdhënësit Tedi Blushi, presidenca ka sqaruar se kreu i shtetit, nuk ndalon askënd të betohet, as tek noterja dhe as tek parukierja. Gjithashtu në reagim, thuhet se Presidenti Meta, është betuar me dorë në Kushtetutë, dhe se Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.

“Të dashur gazetarë,
Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.
Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.“, thuhet në reagimin e zëdhënëist Blushi./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!