Itali/ Me ngjyrues dhe acid, sekuestrohen 37 mijë litra vaj ulliri të dëmshëm për shëndetin

schedule13:41 - 6 Korrik, 2024

schedule 13:41 - 6 Korrik, 2024

Në një operacion të policisë financiare italiane, u sekuestruan 37 mijë litra vaj ulliri, që konsiderohej si ekstra i virgjër, por që ishte i dëmshëm për shëndetin e njeriut në tre laboratorë ilegale në qytetin Cerignola në jug të Italisë.

Analizat laboratorike kanë vërtetuar se nuk është vaj ulliri, por vaj i marrë nga farat e lulediellit me ngjyra të shtuara përtej rregullave të lejuara, shkruan Corriere della Sera.

Tre persona janë dorëzuar në prokurorinë e Foggia-s, të dyshuar për tregtimin e lëndëve të dëmshme dhe shitjen e një produkti ushqimor të rremë si origjinal, duke shkelur njëkohësisht rregulloren administrative për publikimin e të dhënave për origjinën dhe cilësinë e produkteve ushqimore.

Analizat kanë vërtetuar se në vajin e ullirit të rremë ka një përzierje me përmbajtje të lartë të acidit linoleik të vajit të lulediellit me ngjyrues të shtuar të bazuar në klorofil dhe beta-karoten në sasi më të larta se ata të lejuar për vajrat e përdorura për konsum njerëzor.

Përzierja ishte e paketuar në fuçi dhe kanaçe me indikacione për cilësinë e produktit ekstra të virgjër, të cilat do të dilni në shitje./abcnews.al