Një 23 vjeçar u vra me thikë mbrëmjen e të premtes në Fier. Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, pranë shkollës “Petro Sota”.
Nga hetimet e deri tanishme mësohet se Xhuljano Mihaj debatoi ashpër me bashkëjetuesin e gruas së tij, me të cilën ishte në process divorci.
Kjo e fundit, nënë e dy fëmijëve, ishte larguar prej disa muajsh nga banesa dhe jetonte me 23 vjeçarin.
Gjatë konfliktit, Mihaj e qëlloi disa herë me thikë të riun Xhimi Bakaj, duke i shkaktuar plagë të rënda.
23 vjecari u transportua në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale por pavarësisht ndihmës së mjekëve humbi jetën.
Autori, Xhuljano Mihaj u arrestua pak pas vrasjes ndërsa hetuesit po mbledhin prova e dëshmi për të sqaruar rrethanat e ngjarjes së rëndë./abcnews.al