Synonte të kontrabandonte ilaçe me qëllim shitjen, arrestohet në Morinë shtetasi kosovar

schedule12:54 - 5 Korrik, 2024

schedule 12:54 - 5 Korrik, 2024

Një shtetas kosovar është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës. Mësohet se ai është kpaur teksa tentoi kontrabandimin e ilaçeve.

32-vjeçari kishte si qëllim shitjen e tyre në Shqipëri.

Njoftimi i Policisë:

Si rezultat i shtimit të kontrolleve, goditen në hyrje të Shqipërisë, 1 rast i kontrabandimit të ilaçeve.

Arrestohet shtetasi kosovar që synonte të kontrabandonte ilaçet, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen ilaçet dhe shuma e eurove.

Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Morinë, në hyrje/dalje, të bazuar në analizën e riskut, për të menaxhuar fluksin e lëvizjes dhe për të parandaluar krimet në kufi, u goditën 1 rast i kontrabandimit të ilaçeve.

-u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar  32 vjeç, banues në Pejë, pasi në çantë iu gjet një sasi ilaçesh që i kishte kontrabanduar nga Kosova, me qëllim shitjen në Shqipëri;

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al