Viktimë e tërbimit të Partisë Konservatore në zgjedhjet britanike ra edhe ish-kryeministrja Liz Truss. Truss, e cila u pasua nga Rishi Sunak, nuk arriti të sigurojë zgjedhjen e saj në zonën elektorale Norfolk South West.
Sipas mediave britanike, Truss humbi mandatin me 630 vota.
Truss mblodhi 11,217 vota, ndërsa kundërshtari i saj nga laburistët, Terry Jeremy, mblodhi 11,847 vota.
/abcnews.al