“Ngriti gjuhën shqipe në majën më të paarrirë”, Rama: Sot u ndjeva personazh i kurthit të fundit letrar të Ismail Kadaresë

schedule12:19 - 3 Korrik, 2024

schedule 12:19 - 3 Korrik, 2024

Rama: Që kur lajmi mori dhenë kutinë e mesazheve të mia më vinin opinione të ngutura nga një ankth I cuditshëm për vendvarrimin e tij. I lexoja e më kujtohej Ismaili, përpiqesha ta mendoja si do I merrte ai ato propozime, për ta varrosur nga vëllezërit Frashëri deri në Kosovë

Nuk e di cfarë do thoshte por di se po tia kisha treguar dot vigjiljen time të këtij ceremonial, atje në durrës te shtëpia buzë detit, do të argëtohej shumë e sic thoshte Markez do i vinte plasja që nuk merrte dot pjesë në funeralin e vet.

Kur më Helena më coi fjalë se donte vetëm fjalën time në këtë ceremoni, zgjodhi të keqen më të vogël. Një fjalim nga dikush që me Ismailin e lidhte kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Kështu ky nder, përvec se një barrë e rëndë përgjegjësie pranë arkëmortit të njeriut që e ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur nga asnjë lëvrues i saj, ndërsa letërsinë në panteonin e mbarë botës së letrave,  m’u bë edhe një siklet i ‘ububushëm’ po aq i rrallë sa djalja në një provim përpara fytyrës tallëse të Ismailit, me tubimet, nderimet, fjalimet.

Sa e mora vesh se vdiq dhe mendova pashmangshmërine e ceremonialit bashkë me pamundësinë të shmang përfshirjen time në këtë tubim, nderin e fjalim, më është bërë si pullë poste që s’më ndahet nga sytë pamja e tij e sekëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit nga Macron në Pallatin e Brigadave

Qysh se nisi të marrë jetë komisioni shtetëror për ceremonialin funebër, dhe përplasjet e opinioneve në skenë dhe prapaskenë për të dhe vendvarrimin e tij u ndjeva personash i kurthit të fundit letrat të Ismail Kadaresë. Një vorbull e hatashme ëndrrash, me mua vetë si nëpunësin e pallatit të zhgjëndërt të atyre ëndrrave.

“Kërkohej një varr, kush mundej thoshte të veten si në një garë ethesh letrare ku ai apo ajo që do gjente vendin idealpër gropën e autorit të Gjeneralit të Ushtrisë së vdekur’ dhe komisionit të festës, do siguronte edhe vendin më pranë tij në botën tjetër.”

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!