Lazio po kalon një moment të mirë në kampionat. Përballë Lecces u arrit fitorja e katërt radhazi në kampionat dhe ekipi i Simone Inzaghit renditet për momentin në vend të tretë së bashku me Cagliarin.
Ekipi po funksionin dhe sulmi po shkëlqen. Ciro Immobile shënoi golin e 100-të me Lazion në fitoren 1-2 kundër Milanit në “San Siro”, teksa këtë sezon numëron 14 gola të shënuar në kampionat dhe 2 në Europa League.
Francesco Acerbi nuk i ka kursyer elozhet për sulmuesin e kombëtares italiane, madje e ka tepruar pak. Mbrojtësi i Lazios shpreson që Immobile të vazhdojë në këtë mënyrë dhe të shënojë sa më shumë gola për ekipin bardhekaltër.
“Ciro është një mik i imi dhe një sulmues i madh. Shpresoj që të vazhdojë të shënojë shumë gola. Ai ka qenë gjithmonë i rëndësishëm për Lazion edhe kur nuk ka luajtur. Nëse vazhdon në këtë mënyrë, do të ishte kandidat për fitimin e ‘Topit të Artë’. Shpresojmë të mos ndalet“, thekson mbrojtësi i ekipit kryeqytetas. /abcnews.al