Ministria turke e Mbrojtjes ka deklaruar se ushtria e Turqisë është e përgatitur për çdo skenar, përfshirë Luftën e Tretë Botërore.
“Nëse pyesni nëse ka një rrezik total si në luftën e parë dhe të dytë botërore, sigurisht ne po vlerësojmë vazhdimisht masat tona të mbrojtjes dhe sigurisë dhe po përditësojmë të gjitha planet tona në dritën e vlerësimeve të reja. Me lehtësi mund të themi se jemi ndër vendet më të përgatitura.”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Forcat e Armatosura Turke (TSK) janë tashmë një ushtri dinamike. Është një ushtri që kryen operacione të vazhdueshme në shumë rajone. Ajo ka testuar dhe vërtetuar planet dhe logjistikën e saj.