Takimi me Ramën, anëtarja e KLP-së – Markut: Çfarë i ofruat qeverisë?

schedule10:35 - 13 Nëntor, 2019

schedule 10:35 - 13 Nëntor, 2019

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku prezantoi sot punën e saj dhe vizionin para Këshillit të Lartë të Prokurorisë teksa kërkon një mandat tjetër në këtë detyrë.

Anëtarja e KLP-së Nurihan Seiti pyeti Markun për takimin me Ramën, ndërsa shtoi se çfarë i ka afruar prokurorja qeverisë.

Nurihan Seiti: Në dy vite lihen gjurmë. Fjalën e përkohshme e quajmë veç të tillë. Takimi juaj me shefin e qeverisë ishte për të dëgjuar politik të sistemit të hetimit e akuzës, pasi ju atë kohë deklaruat konfliktin e interesit me prokurorët. Çfarë i ofruat j’u qeverisë?

Referuar takimit Marku shprehet se nuk ishte raportues, por një takim pune për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi.

“Ishte koha kur opozita zhvillonte protesta të shumta, dhe u takova me Kryeministrin. Kjo ka qenë arsyeja, por jo takim raportues. Takim emergjent për shkak të situatës, kanë qenë të pranishëm dhe drejtues të institucioneve të tjera të rëndësishme si kreu i SHISH, apo i policisë së shtetit”, tha Marku./abcnews.al