Tashmë gjithçka është vendosur, me shortin e turneut më prestgjioz në sportin e tenisit, Wimbledon 2024, që do të hidhet të premten më 28 qershor në orën 11:00, ndërsa turneu në Britaninë e Madhe do të nisë zyrtarisht në datën 1 për t’u mbyllur me finalen e madhe, të 14 korrikut, në një edicion të ri i atij që në të gjitha aspektet është një nga turnet më ikonik në botë.
Jannik Sinner hyn në event si numri 1 i botës dhe së fundmi fitues në ATP 500 në Halle, me kampionin nga Apeninet, që kërkon triufmin e dytë, në një Grand Slam, në karrierën e tij, pas pas fitores së Australian Open, ndërsa spanjolli Carlos Alcaraz do të mbrojë titullin e fituar vitin e kaluar, të cilën e fitoi në finale kundër “rekordmenit” serb, Novak Djokovic.
Deri më tani, nuk dihet ende nëse ky i fundit do të marrë pjesë në këtë turne apo apo do të duhet të qëndrojë jashtë për shkak të problemeve fizike, megjithatë, për të shqetësuar dyshen e talentuar, Alcaraz-Sinner, në kompeticion janë edhe gjermani, Alenader Zverev, polaku, Hubert Hurkacz, si dhe rusi Daniil Medvedev. /i.m /abcnews.al