Real Madrid është gati të bëjë një çmenduri në muajin janar. Siç raportojnë mediet europiane, “Galaktikët” duan me doemos shërbimet e Kylian Mbappe dhe siç mësohet, presidenti Florentino Perez ka përgatitur plot 400 milionë euro.
Kjo ofertë faraonike, pritet të jetë në tavolinën e drejtuesve të PSG-së në fillim të muajit janar. Kur trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, u pyet për një afrim të mundshëm të Kylian Mbappe, nuk e mohoi aspak. “Është dëshirë e lojtarit, nëse ai kërkon të vijë këtu, ne nuk do e pengojmë.
Te Real Madrid, luajnë lojtarët më të mirë dhe Mbappe është një prej tyre”, tha para disa ditësh Zidane. Nëse Reali arrin të transferojë Mbappen për 400 milionë euro, ky do të ishte transferimi më i shtrenjtë në histori. Këtë rekord, e mban aktualisht Neymar, i cili u transferua te PSG nga Barcelona për 222 milionë euro./abcnews.al