Pasi mbylli një sezon fantastik me “Baskët” e Athletic Bilbao, Nico Ëilliams po performon shumë mirë edhe me Kombëtaren e Spanjës në Euro 2024, sidomos në duelin ndaj “Të Kaltërve” të Italisë ishte i papërmbajtshëm, me 21-vjeçarin e sulmit, që pati minimalisht dy raste shënimi, si dhe dërgoi në zonë krosimin, që “detyroi” italianin Calafiori të kryente një autogol.
Falë kësaj performance të madhe, anësori spanjoll ka përfunduar në “radarët” e “Bavarezëve”, të Bayern Munich dhe sipas raportimeve më të fundit të mediave, rekordmenët e futbollit gjerman, kanë nisur bisedimet me “Baskët”, për të kompletuar transferimin e 21-vjeçarit, në “Allianz Arena” sa më shpejt të jetë e mundur.
Ëilliams ka një klauzolë shitjeje prej 55 mln eurosh, shumë që rekordmenët e futbollit gjerman janë gati ta paguajnë, kjo pasi tekniku Vincent Kompany ka një simpati të madhe për anëosrin e sulmit dhe u ka kërkuar drejtuesve të klubit t’ia sjellin në skuadër. /i.m /abcnews.al