Shtetasi amerikan dhe ish-marinsi, i arrestuar në Rusi, Paul Whelan, duke folur me telefon nga burgu, për prestigjiozen amerikane, CNN, thekson se 2 mijë ditë në një zonë të largët të Rusisë është kohë e humbur, për një krim të cilin ai pretendon se nuk e ka kryer kurrë.
Whelan, i cili është shpallur i ndaluar gabimisht nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, u arrestua në Moskë në dhjetor 2018 dhe u dënua me 16 vjet burg në vitin 2020 për akuzat për spiunazh, por të cilat ai i ka mohuar. Whelan beson se qeveria amerikane duhet ta marrë seriozisht rastin e tij.
“Duhet të ndërmerren veprime vendimtare”, tha Whelan. “SHBA-ja duhet të bëjë diçka, të mbushë Gjirin e Guantanamos me zyrtarë rusë, të arrestojë spiunët rusë, të bëjë diçka që e bën Kremlinin të ulet para nesh, theksoi ai.
Më tej, ish-marinsi shton se, “njerëzit këtu nuk thonë se do të shkojnë në gjyq. Ata nuk thonë se do të kërkojnë drejtësi. Ata thonë se do të marrin një dënim, do të dënohen. Këtu nuk ka sistem të drejtësisë penale.
Nuk ka sistem gjyqësor. Është thjesht një sistem që qeveria ka operuar për shumë vite, duke futur njerëz në burg për të gjitha llojet e akuzave të dyshimta dhe ngjarjeve të dyshimta. Dhe në rastin tim, kjo është 100% e vërtetë, tha ai.
Whelan qëndron në paraburgim në një kamp të largët në Mordovia rreth tetë orë larg Moskës, ku ai bën punë fizike në një fabrikë veshjesh. “Gjithçka është e pluhurosur, e pistë dhe e keqe, përshkroi ai për CNN.
“Ushqimi që na shërbehet është i tmerrshëm. Ne mbështetemi tek blerjet personale për të qëndruar të shëndetshëm. Kujdesi mjekësor është zero. Nuk ka fare kujdes dentar”.
Shtëpia e Bardhë ka ofruar shpesh herë propozime kundrejt Moskës për lirimin e Whelan, por akoma nuk ka një reagim nga Kremlini.
/abcnews.al