Një nga rrugët e futura në hartën turistike për shkak të panoramisë së zonës, është ajo që lidh Lushnjën, me Ballgatin dhe Peqinin. Por ajo jo vetëm që nuk mund të jetë në funksion të turistëve, por as të banorëve të vetë fshatrave rreth saj.
15 km e gjatë është futur në hartat turistike. Por ajo që shikon këtu të kujton mesjetën, baltë e gropa. Në stinën e verës ndodh katastrofa, thonë banorët.
Është rruga Lushnjë – Ballagat – Peqin dhe segmenti i vetëm që lidh tetë fshatra. Ka rrëshkitje përgjatë gjithë gjatësinë së saj dhe investimi serioz ka munguar në shumë vite.
Rruga ka dhe një funksionon tjetër. Ajo është lidhja e prodhuesve me tregjet e qytetit, pasi zona është e shquar për prodhimin e qershive dhe serave diellore.
Nga qyteti i Lushnjës rruga është vetëm 11 km e gjatë. Por dëmtimi i saj shpesh herë ka bllokuar fermerët./abcnews.al