Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

SHBA ndalon programin antivirus rus Kaspersky, shkak shqetësimet për sigurinë

schedule08:15 - 21 Qershor, 2024

schedule 08:15 - 21 Qershor, 2024

Administrata e Joe Biden e ka ndaluar firmën e sigurisë kibernetike me bazë në Rusi, Kaspersky që të ofrojë produktet e saj të njohura antivirus në SHBA për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare.

“Kaspersky në përgjithësi nuk do të jetë më në gjendje, mes aktiviteteve të tjera, të shesë softuerin e tij brenda Shteteve të Bashkuara ose të sigurojë përditësime të softuerit tashmë në përdorim”, thuhet në një deklaratë të departamentit të tregtisë.

Njoftimi erdhi pasi një hetim i gjatë zbuloi se “operacionet e vazhdueshme të Kaspersky në Shtetet e Bashkuara paraqisnin një rrezik për sigurinë kombëtare për shkak të aftësive kibernetike sulmuese të qeverisë ruse dhe kapacitetit për të ndikuar ose drejtuar operacionet e Kaspersky”.



Sekretarja amerikane e tregtisë, Gina Raimondo, tha: “Rusia ka treguar herë pas here se ka aftësinë dhe synimin për të shfrytëzuar kompanitë ruse, si Kaspersky Lab, për të mbledhur dhe armatosur informacione të ndjeshme amerikane”.

Kaspersky, në një deklaratë për AFP, tha se departamenti i tregtisë “mori vendimin e tij bazuar në klimën aktuale gjeopolitike dhe shqetësimet teorike” dhe u zotua “të ndjekë të gjitha opsionet e disponueshme ligjërisht për të ruajtur operacionet dhe marrëdhëniet e tij aktuale”.

“Kaspersky nuk angazhohet në aktivitete që kërcënojnë sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe, në fakt, ka dhënë kontribute të rëndësishme me raportimin dhe mbrojtjen e saj nga një sërë aktorësh kërcënimi që synojnë interesat dhe aleatët e SHBA-së,” tha kompania./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!