Në kuadër të 70 vjetorit të vdekjes së Mid’hat Frashërit botohet albumi historik. Ky album i cili ka për autor Uran Butkën dhe Niko Kotheren sjell për herë të parë përveç jetës politike dhe kulturore edhe jetën intime të Mid’hat Frashërit.
Butka për ABC News e cilëson dashurinë 21 vjeçare mes Mid’hat Frashërit dhe rumunes Anxhela Romano ndër më të veçantat që ka lexuar ndonjëherë.
“Pa dashuri s’ka entuziazëm, s’ka shpresë dhe nuk kryhet asnjë vepër”. Kështu mendonte dhe shkruante Mid’hat Frashëri. Këto fjalë marrin më shumë kuptim, teksa lexon letër- këmbimin e publikuar në album me të dashurën rumune Anxhela Romano.
Studiuesi Uran Butka thotë se kjo dashuri ishte ndër më jetëgjatat dhe romantiket e cila zgjati nga 1918- deri në 1939.
Në këtë album i cili vjen në kuadër të 70 vjetorit të vdekjes së Mid’hat Frashërit, prezantohen edhe foto të familjes së Frashërit, si dhe marrëdhëniet me personalitete të kohës.
Ky botim i rrallë prezanton në formë udhërrëfyesi, jetën dhe veprën poliedrike të Mid’hat Frashërit. /abcnews.al