“Pancerat” nuk diskutojnë kalimin në raundin e radhës, Gjermania mund pastër Hungarinë në “MHP Arena”

schedule19:58 - 19 Qershor, 2024

schedule 19:58 - 19 Qershor, 2024

Ishte një fitore tejet e rëndësishme, për të mbyllur diskutimet mbi kualifikimin në fazën e radhës. “Pancerat” e Gjermanisë kanë lumturuar tifozët e tyre, me një fitore të pastër, 2 me 0, në “MHP Arena”, të Shtutgartit, përballë përfaqësueses së Hungarisë, në sfidën e xhiros së dytë, të Grupit A, të Euro 2024.

Nga një gol, në secilën pjesë ka mjaftuar, që djemtë e Julian Nagelsmann, të sigurojnë 3 pikët, teksa fillimisht ishte Jamal Musiala, i cili dërgoi topin në rrjetën e Gulacsi, në minutën e 23’-të të sfidës, e më pas ishte kapiteni Ilkay Gundogan, me “yllin” e “Katalansve” të Barcelona, që tundi rrjetën e miqve, për të “blinduar” fitoren.

Falë kësaj fitoreje, “Pancerat” ngjiten në kuotën e 6 pikëve, teksa qëndrojnë komodë me vendin e parë, me 3 pikë shkëputur nga Zvicra, që në mbrëmje do të përballet me Skocinë. Ndërkaq, në sfidën e radhës “Die Manschaft” do të përballet me “Helvetët” zviceranë për të diskutuar vendin e parë, ndërsa Hungaria ndodhet në vendin e fundit me 0 pikë dhe rrezikon eleminimin. /i.m /abcnews.al