Dy persona janë vrarë në një sulm të ndodhur në një shkollë private në lagjen Gosen-Neu Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, raportoi gazeta lokale Märkische Allgemeine Zeitung.
Sipas raportimeve, viktimat janë një studente 18-vjeçare dhe një burrë 30-vjeçar. Autori i dyshuar, 19 vjeç, është arrestuar nga policia.
Sipas të njëjtit burim, 19-vjeçari dyshohet se ishte ish-i dashuri i studentes 18-vjeçare.
Në vendngjarje po zhvillohet një operacion i gjerë policor, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e sulmit.

