Brukseli diskuton raportin për Kosovën, analisti: U takon vendeve anëtare të vendosin për sanksionet

schedule16:25 - 19 Qershor, 2024

schedule 16:25 - 19 Qershor, 2024

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se ka informacione që Kryediplomati i BE’së Borell për heqjen e masave do të jetë pozitiv. Sipas tij, pas shtyrjes raporti do t’i dërgohet Komisionit Evropian këtë javë.

Analisti Rid Berisha në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Balkan Update” në ABC News, u shpreh se u takon vendeve anëtare të vendosin për sanksionet.

Me tej ai u shpreh se i gëzohet faktit që Kosova të mos ketë masa ndëshkuese, ndërsa komentoi dhe raportin Prishtinë-Beograd, ku tha se problemi nuk është Serbia, po mirëmbajtja e marrëdhënieve me aleatët ndërkombëtarë.

Duket se procesi ka nisur mirë. Sot jemi në një monomet inkurajues, të mirë. Qeveria e kryeministrit Kurti, përkatësisht Bislimi duket se u tall pak me këtë situatë. Tha se ia ka vlejtur që nuk kemi hequr dorë nga sovraniteti. U përpoq të relativizojë këtë faj që bie mbi barrën e qevrisë Kurti. Duket se diskutimi i Bislmit, që shquhet për tituj komediane, duket që po e relativizon se qeveria  e Kurtit nuk u shantazhua.

Unë i gëzohem këtij lajmi, që Kosova të mos jetë në masa ndëshkuese, sanksione nga BE. I takon vendeve anëtare që të krijojmë marrëdhëniet bilaterale me Kosovën. Ne dimë që janë qindra miliona euro fonde. Kemi mungesë të zgjidhjeve politike. Duke detyruara të dyja palët. Në këtë hark kohe kemi parë kur është toleruar Serbia, që ka bërë pengesa në raport me Kosovën. Problemi nuk është Serbia, por mirëmbajtja e marrëdhënieve me aleatët. E patëm një proces zgjedhor më 21 prill dhe serbët nën drejtimin e Vuçiç, refuzon të merrnin pjesë. Janë komedianë politikë.”, u shpreh analisti Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!