Prodhuesi amerikan i çipave Nvidia është bërë kompania më e vlefshme në botë, pasi aksionet e saj u rritën 3.5 për qind në 135.60 dollarë, duke e rritur vlerën e saj të tregut në 3.33 trilion dollarë. Kjo është mënyra se si kjo kompani rrëzoi gjigantin e teknologjisë Microsoft të martën, vetëm pak ditë pasi ia kaloi prodhuesit të iPhone Apple për t’u bërë kompania e dytë më e vlefshme, raportoi Reuters.
Vlera e tregut e Microsoft ishte 3.32 trilion dollarë të martën, pasi aksionet e tij ranë 0.2 për qind. Aksionet e Apple gjithashtu ranë, por me 1.3 për qind dhe ndikuan që vlera e kompanisë të jetë 3.27 trilion dollarë. Aksionet e Nvidia janë rritur rreth 173 për qind deri më tani këtë vit, krahasuar me rritjen e Microsoft prej rreth 19 për qind.
Kapërcimi i së martës ngriti aksionet e Nvidia në një nivel rekord dhe shtoi 103 miliardë dollarë në vlerën e saj të tregut. Nvidia ka më shumë se 80 për qind të tregut të çipave të inteligjencës artificiale./abcnews.al