Irma Sulaj është një rast suksesi në Shqipëri, pasi u diagnostifikua përpara shtatzënisë me sëmundjen e rrallë të gjakut, trombocitopenia, purpure idiopatike. Ajo arriti të sillte në jetë fëmijën e saj shëndoshë e mirë dhe u bë nënë për herë të parë.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, mjekja Marinela Lica tregoi detajet nga kjo lindje e veçantë, duke thënë se është një ndër rastet e vetme në Shqipëri që ia del me sukses.
Sakaq, ajo ka theksuar se nëna rrezikonte jetën e vetë dhe të fëmijës që të mos shkonte deri në fund, por gjithçka shkoi mirë.
“Nëna dhe bebi fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë.
Është një sëmundje e gjakut dhe shfaqet me problematika në lidhje me mpiksjen e gjakut dhe shfaqet te çdo person. Nëna pjesën më të madhe të shtatzënisë e ka kaluar në spital.
Fatmirësisht rasti në fjalë nuk ka pasur shenja klinike dhe kemi arritur deri në muajin e fundit, ku është realizuar dhe lindja.
Në Shqipëri mbetet një ndër rastet e vetme që ne kemi realizuar lindjen deri në fund me këtë sëmundje. Problematik është që risku për hemorragji është shumë i lartë.
Nëna rrezikonte jetën e vetë dhe të fëmijës që mund edhe të mos shkonte deri në fund, por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë”, u shpreh mjekja./abcnews.al