Gurë, bishta lopatash dhe molotov, përplasje që në orët e para të mëngjesit tek Unaza

schedule08:44 - 12 Nëntor, 2019

schedule 08:44 - 12 Nëntor, 2019

IKMT ka nisur sot shembjen e banesave tek Unaza e Re, e mbrojtur nga forca të shumta policie që kanë rrethuar zonën.

Gazetari i “ABCNews”, Andi Qosja në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit” raporton se situata është tensionuar së tepërmi tek sheshi “Shqiponja” dhe ka pasur përplasje fizike mes banorëve të Unazës së Re dhe policisë, ndërsa IKMT ka nisur aksionin për prishjen e banesave.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe ish-deputetët , Edi Paloka, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Banorët e Unazës së Re kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë shembjen e banesave të tyre, raportohet se ka edhe persona të lënduar.

Mësohet se banorët e kanë kaluar natën jashtë në mbrojtje të banesave të tyre, ndërkohë që forcat e policisë kanë bllokuar rrugën në të dyja anët e Unazës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!