Kapet me 14 kg kokainë, arrestohet 30 vjeçari shqiptar në Itali

schedule17:24 - 14 Qershor, 2024

schedule 17:24 - 14 Qershor, 2024

Një 30 vjeçar shqiptar është arrestuar në zonën e Modenas të Italisë për drogë. Autoritetet ranë në gjurmët e drogës pas një ndërhyrjeje nga zjarrfikësit pranë një prone në Finale Emilia për shkak të dyshimit për rrjedhje gazi.

Gjatë ndërhyrjes ata kanë konstatuar 14 kilogramë kokainë të ndarë në 10 blloqe dhe kanë njoftuar policinë. U zbulua një qendër për paketimin e drogës me logo të markave të njohura të modës (të përdorura për markimin e grupeve të ndryshme të drogës), substanca prerëse, një prese hidraulike për mbylljen e blloqeve.

Nëse droga do të shitej në sasi të vogla do të arrinte vlerën e mbi 1 milion eurove. Shqiptari tentoi të arratisej por u ndalua nga policia. Ai përballet me akuzën e posedimit për qëllime të trafikut të lëndëve narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!