Diçka më shumë se 24 orë na ndajnë nga përballja më e rëndësishme e këtij viti për “Legjionarët” tanë, teksa në “Signal Iduna Park” do të sfidojnë Italinë, në sfidën e parë, në rrugëtimin e tyre, të dytë në histori, në një Kampionat Evropian të futbollit, ku padyshim ndaj një rivali të madh, si “Të Kaltërit” do të kërkojnë një rezultat të madh.
Këtë të premte zhvillohen edhe konferencat zyrtare për shtyp, ku pas “Të Kaltërve”, të Italisë, tashmë është radha e “Legjionarëve” tanë, ku bashkë me teknikun Sylvinho është edhe kapiteni Berat Gjimishti, të cilët do t’i përgjigjen pytejeve të gazetarëve shqiptarëve dhe të huaj. /i.m /abcnews.al
Ndiqni live konferencën: