Rusia përdori taktikat e urisë gjatë rrethimit 85-ditor të qytetit ukrainas të Mariupolit në fillim të vitit 2022, sipas një analize të re të dorëzuar në gjykatën penale ndërkombëtare.
Sipas raportit, Rusia dhe udhëheqësit e saj synonin të vrisnin dhe dëmtonin një numër të madh civilësh. Është vlerësuar se 22,000 njerëz u vranë gjatë rrethimit dhe pushtimit të qytetit të Mariupolit në fillim të luftës në Ukrainë.
Civilët mbetën pa ujë, gaz apo energji elektrike brenda disa ditësh nga rrethimi pasi temperaturat shënuan minus 10 gradë Celsius.
“Ajo që ne mund të shohim është se kishte katër faza të sulmit rus, duke filluar me sulmet në infrastrukturën civile, ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike, ngrohje dhe ujë.
Pastaj evakuimet humanitare u refuzuan dhe madje u sulmuan, ndërsa ndihma u pengua të kalonte”, tha Catriona Murdoch, një partnere në Global Rights Compliance.
Rusia kishte planifikuar të pushtonte qytetin e vijës së parë, e cila vlerësohej në 450,000 civilë para se të fillonte pushtimi i plotë në 24 shkurt 2022.
Në raport thuhet se 90% e objekteve të kujdesit shëndetësor dhe shtëpive në qytet u shkatërruan ose u dëmtuan gjatë rrethimit, dhe pikat e shpërndarjes së ushqimit u bombarduan si dhe rrugët e evakuimit humanitar.
/abcnews.al