U raportua i zhdukur në Jezercë, gjendet i vdekur turisti nga Bullgaria

schedule10:21 - 12 Qershor, 2024

schedule 10:21 - 12 Qershor, 2024

JEZERCË- Një turist nga Bullgaria është gjetur i vdekur në malin e Jezercës. Ai ishte nisur së bashku me një person tjetër dhe gjatë eksplorimit të malit kanë humbur kontakte me njëri-tjetrin.

Shoku i tij ka kaluar në Mal të Zi dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe prej andej denoncoi ngjarjen e rëndë.

Pas njoftimit, helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura është ngritur në ajër dhe pas disa orësh kërkimesh është bërë e mundur gjetja e trupit të pajetë të turistit në Alpet e Shqipërisë, në Jezercë.