Basha: Biznesi i vogël do të nxirret nga skema e TVSH-së

schedule11:33 - 11 Nëntor, 2019

schedule 11:33 - 11 Nëntor, 2019

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur takimin me biznesmenët e Durrësit në kuadrin e turit “Rrugëtim për Shqipërinë”.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, lideri i opozitës shprehet se sektori i bizneseve po mbytet nga politikat e gabuara të qeverisë aktuale.

“Kemi klimën më  të keqe të biznesit në Europë, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Shqiptarëve u duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë”, tha Basha.

Duke folur për koncensionet e qeverisë dhe për kasat fiskale, Basha shprehet se bizneset e vogla nuk do të raportojnë në mënyrë periodike tek Ministria e Financave.

“Sektori i biznesit në Shqipëri është në luftë për mbijetesë, rezultat i politikave të dështuara të kësaj qeverie, të cilat kanë goditur si biznesin e vogël, ashtu edhe bizneisn e madh. Po mbyteni nga efektet e rritje së taksave, të rritjes së kostos dhe korrupsionit të kudogjendur, që kanë shkaktuar klimën më të keqe të biznesit në rajon dhe në Europë, sipas matjeve më të fundit të bankës Botërore, por, mbi të gjitha, sipas matjeve më të sakta që janë matjet e biznesit si punëdhënës dhe matjet e punëmarrësve, qytetarëve, që goditen direct nga pamundësia e biznesit për të hapur vende të reja pune apo për të hapur kushte të reja punësimi”, u shpreh Basha.

“Ndaj ne jemi sot këtu për të treguar që PD-ja është për taksa më të ulëta, ne do të punojmë që të rikthejmë suksesin në ekonomi, sektori i biznesit është në luftë për mbijetese. Ju po mbyteni nga efekti i rritjes së taksave, rritjes së kostos dhe korrupsionit të kudogjendur që kanë shkaktuar një klimë biznesi më të keqe në Evropë”, deklaroi Basha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!