“Furia” Alexander-Arnold: City e teproi te penalltia, përfituam nga protestat e tyre

schedule10:33 - 11 Nëntor, 2019

schedule 10:33 - 11 Nëntor, 2019

Liverpool tregoi edhe njëherë forcën e madhe. Kampionët e Evropës fituan ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit përballë Manchester City. Ekipi i Klopp triumfoi 3-1 në shtëpi dhe titulli kampion është gjithnjë e më afër, edhe pse ka shumë ndeshje deri në fund.

Diferenca me Leicester City dhe Chelsea të vendit të dytë është 8 pikë, ndërsa me ekipin e Guardiolës ka shkuar në 9 pikë. “The Reds” kanë arritur 11 fitore dhe 1 barazim në 12 ndeshjet e para. Një ecuri fantastike që pritet të rikthejë titullin në qytet pas 30 vitesh, por nuk përjashtohet as thyerja e ndonjë rekordi të frikshëm.

Kualiteti nuk i mungon Liverpoolit. Çdo repart është i kompletuar, teksa krahët e mbrojtjes janë një magji me vete. Trent Alexander-Arnold dhe Andrew Robertson dominojnë çdo kundërshtar në korsitë e tyre dhe goli i dytë lindi nga një kombinim fantastik mes tyre.

21-vjeçari anglez ndalet te episodi që zhbllokoi ndeshjen në fjalën e tij për Sky Sports UK. Miqtë pretenduan për një penallti dhe harxhuan kohë e energji duke protestuar. Arbitri vijoi lojën, Liverpooli u nis furishëm drejt portës kundërshtare dhe aksioni u konkretizua nga një eurogol i Fabinhos.

Fakti që mund të ndërhynte VAR-i te rasti që pretendoi City për penallti më shqetësoi. Zhvilluam një aksion të shpejtë, ata protestuan gjatë dhe në i ndëshkuam. Është pjesë e futbollit edhe diçka e  tillë“, thekson Alexander-Arnold.