Në orën 1 të natës në aksin që lidh lagjen Gerhot në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues Erlind Hysenajn ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.
Nga aksidenti ka humbur jeten pasagjeri Julian Loloçi.
Ndërkohë, Hysenaj ka mbetur i plagosur. Gazetari Orgest Sako raporton për abncnews.al se dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe si edhe errësira në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.
Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al