GREQI- Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen e Dhërmit, ku recepsionisti i një hoteli rezulton i zhdukur, ndërsa ka dyshime se është vrarë me armë zjarri. Bëhet fjalë për Eraldo Nevruzi, nga qyteti i Tiranës.
Për këtë ngjarje është arrestuar Gerlad Shehu, si autor i dyshuar. Arrestimi i autorit është bërë në aeroportin e Korfuzit.
Mësohet se 43-vjeçari, Gerald Shehu, do të udhëtonte drejt Anglisë.
Pas ngjarjes, policia shqiptare njoftoi menjëherë homologët grekë, të cilët në kohë rekord lokalizuan dhe kapën autorin e dyshuar të ngjarjes. Autoritete vijojnë kërkimet për gjetjen e recepsionistit.