Noka në sallë nuk zbaton vendimin e Nikollës/ Manja: PS, partia e 850 mijë zemrave shqiptare, Flamur ktheje gishtin te bluza

schedule12:21 - 6 Qershor, 2024

schedule 12:21 - 6 Qershor, 2024

Vijon situata e tensionuar në Kuvend. Deputeti Ulsi Manja ka deklaruar se Partia Socialiste është partia e 850 mijë zemrave shqiptare dhe këtë e ka treguar përmes asaj çfarë ka bërë. Ai ka ftuar opozitën në zgjedhjet e 2025, duke thënë se do të fitojnë sërish. Kjo ka bërë që deputeti Flamur Noka të ngrihet në këmbë dhe të revoltohet, duke mos zbatuar vendimin e Lindita Nikollës për përjashtim.

“Jemi PS dhe jemi aset kombëtar dhe do të jemi për shumë kohë. Partia e 10 milionë turistëve që kanë vizituar Shqipërinë për vitin 2023 dhe që e kemi kthyer Shqipërinë në destinacion turistik. Kemi kthyer shpresat e shqiptarëve për në BE. 

Qetësisht ju presim pranverën e vitit që vjen në zgjedhje. Ju keni të drejtën legjitime që të mblidhni llumin dhe të vini këtu, por shqiptarët e kanë treguar se kë zgjedhin.

Flamur ktheje gishtin te bluza. Zoti Gjekmarkaj përgjigja është shumë e thjeshtë. PS është partia e 850 mijë zemrave shqiptare dhe do të jetë partia e shqiptarëve dhe 2025 kur ne do t’iu mundim më thellë se në 2021”, tha Manja./abcnews.al