Vetëm 5 minuta më parë dyfishuan shifrat dhe tashmë shënuan edhe golin e tretë. “Vikingët” e Norvegjisë duket të jenë të pandalshëm mbrëmjen e kësaj të mërkure teksa kanë shkatërruar totalisht mbrojtjen e “Dardanëve” të Kosovës.
Protagonist ishte sërish “bomberi” i Manchester City, Erling Haaland, i cili pasi merr një pasim fantastik nga Donnum çan mbrojtjen dhe me një goditje potente mposht poriterin Bekaj. Rezultati shkon në 3 me 0. /i.m /abcnews.al