Rikthimi i Fatmir Xhafajt / Propozimi për kreun e komisionit për antikorrupsionin

schedule19:32 - 5 Qershor, 2024

schedule 19:32 - 5 Qershor, 2024

Maxhoranca nuk do të presë. Bojkoti i opozitës sipas burimeve zyrtare socialiste, nuk është arsye që dy nismat e PS-së të futen në sirtarët e Kuvendit, në pritje të një dakordësie të mundshme më vonë.

Në seancën e kësaj të enjteje, do të votohet përbërja e dy komisioneve të posaçme, ai për anti-korrupsionin dhe dezinformimin.

Emri që përflitej tashmë është fakt që do të drejtojë punën e Komisionit të Posaçëm, për thellimin e reformave, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin, Fatmir Xhafaj, që ka kryesuar dhe punën e reformës në drejtësi në 2016. Rikthimi i tij është lajm me vete, pas largimit po me zhurme nga posti i ministrit të Brendshëm, si dhe një klimë të ftohtë që e pa atë të rreshtuar në fund të listë socialistë të Tiranës në zgjedhjet e vitit 2021 si dhe një fitore e papritur e gati e padëshiruar për kupolën e lartë të PS.  Pesë deputetët e tjerë, anëtarë të këtij Komisioni do të jenë Klotilda Bushka, Eduard Shalsi, Etilda Gjonaj, Evis Kushi dhe Toni Gogu. Shumica e tyre njihen si të preferuar të Xhafës, ose kanë ardhur nga pushteti lokal i Tiranës. Partia Demokratike e Rithemelimit nuk ka ndryshuar qëndrim. Ata për momentin do të bojkotojnë komisionin Xhafaj.

Projektvendimi për Anti-korrupsionin ka të përfshirë dhe disa emra deputetësh të opozitës, pavarësisht bojkotit të deklaruar që javën e shkuar.

Përbri emrave të socialistëve, janë dhe deputetet Dhurata Çupi dhe Sorina Koti nga foltorja, te deputetes së grupit të Bashës, Flutura Açka si dhe Jorida Tabaku e cila nuk është për momentin me asnjë nga PD-të. Emrat, sipas burimeve të opozitës, nuk janë çuar nga grupet përkatëse, por janë bërë pjesë e lisës për shkak të pozicioneve që mbajnë deputetët në Kuvend, si kryetar apo nënkryetar të komisioneve të përhershme.

“Ky është një absurd i vendimit të njëanshëm të PS.”, tha Bardhi.

Këtë të enjte maxhoranca do të votojë dhe listën e përbërjes së Komisionit të Dezinformimit, i ngritur në fillim të prillit.

Kryetar është caktuar Erion Braçe dhe anëtarët Etilda Gjonaj, Bledar Cuci, Pandeli Majko, Mimi Kodheli dhe Ens-lem-vera Zake.

Në këtë komision sipas projektvendimit janë dhe dy emra të dy grupeve të tjera parlamentare, Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, i propozuar nga grupi parlamentar Aleanca për Ndryshim.

Ky Komision ka për objekt të mbikëqyrë ndikimet e huaja në mediat shqiptare apo financimet nga vende jo mike. Gjithashtu do të luftojë informacionin e rremë dhe paratë me burime të dyshimta në fushata zgjedhore.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!