Tajani: Nuk do të miratojmë përdorimin e armëve italiane kundër Rusisë

schedule15:20 - 5 Qershor, 2024

schedule 15:20 - 5 Qershor, 2024

“Ne nuk do të dërgojmë ushtarë italianë për të luftuar në Ukrainë dhe nuk do të autorizojmë përdorimin e armëve italiane për të sulmuar rusët jashtë territorit ukrainas.

Ne nuk jemi në luftë me Rusinë; ne mbrojmë të drejtën e Ukrainës për pavarësi dhe liri”.

Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm Antonio Tajani.

“Armët tona, duke përfshirë armët e mbrojtjes ajrore, do të duhet të përdoren për të mbrojtur Ukrainën brenda territorit ukrainas.

Kjo nuk do të thotë se ne nuk duam të mbështesim Ukrainën, përkundrazi. Ne jemi shumë të vendosur për të mbrojtur pavarësinë, ne po punojmë shumë për përshkallëzimin e situatës.

Ne po e bëjmë këtë në Ukrainë dhe po ashtu në Lindjen e Mesme”, përfundoi ai.

/abcnews.al