Gentian Liçaj ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ai abuzonte me alkoolin dhe vazhdimisht ushtronte dhunë ndaj familjes së tij.
Ditën e hënë, ai ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij. Pas kësaj ngjarjeje, bashkëshortja në kushte të rënda psikologjike ka tentuar t’i jap fund jetës, duke pirë fotoksinë. Më pas ka shkuar në komisariat për të bërë denincimin për dhunën e bashkëshortit dhe kërcënimet që ai i kishte bërë.
Teksa i merrej deklarata ajo është rrëzuar brenda komisariatit të policisë dhe kanë qenë shërbimet e komisiaritit nr6 të cilët e kan cuar në spital. Ndërkohë, momentalisht ndodhet gjendje te stabilizua
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve“, thuhet në njoftimin e bluve./abcnews.al