Donald Trump, kandidati i mundshëm republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA,dhe Bashkimi Evropian mund t’i japin fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orëve, sipas kryeministrit hungarez, Viktor Orban.
“Nëse Trump dhe BE do të donin t’i jepnin fund luftës [në Ukrainë], ata mund ta kishin bërë atë brenda 24 orësh. Ne nuk duhet të harrojmë se luftën e bëjnë njerëzit, dhe pikërisht këta njerëz, nëse janë të gatshëm, kanë çdo mundësi. Për të bërë paqe, unë mendoj se nëse Trump do të bëhej president, ai mund të arrinte një armëpushim në Ukrainë brenda një dite dhe më pas të fillonte bisedimet”, deklaroi Orban për gazetën Il Giornale.
Sipas tij, strategjia e BE-së për çështjen e Ukrainës ka dështuar edhe nga pikëpamja taktike. ”
Ne nuk e kuptojmë se po luajmë me zjarrin. Ne duhet të pyesim veten se cilat janë interesat strategjike të Evropës dhe të kërkojmë një armëpushim. Qytetarët tanë duan paqen, jo luftën, e cila mund të jetë një lojë politike,” shtoi Orban./abcnews.al