VIDEO/ Bulqizë, 30-vjeçari humbi jetën teksa po peshkonte, pamje nga vendngjarja (EMRI)

schedule19:15 - 2 Qershor, 2024

schedule 19:15 - 2 Qershor, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 17:30 në fshatin Sofraçan të Bulqizës.

Klodian Kala, 30 vjeç ka qenë duke peshkuar me gjenerator në lumin pranë fshatit, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, duke humbur jetën.

Së bashku me të ka qenë edhe një person tjetër i cili ka njoftuar familjarët dhe policinë.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje./abcnews.al