Që prej së premtes, Kombëtarja shqiptare ndodhet në Austri, aty ky ku do të zhvillohet faza përgatitore në një nga komplekset e njohur të qytetit. Përgatitjet do të vijojnë për një javë, ku mes tyre do të luhen edhe dy ndeshje miqësore, me Lihtenshtejnin në datën 3 qershor dhe me Azerbajxhanin në datën 7.
Austria është zgjedhur për fazë përgatitore për shkak se temperaturat janë më të ulëta dhe ideale për të mos shkaktuar lodhje të tepërt, me miqësoret do të zhvillohen në Haladas të Hungarisë, stadium ky që ndodhet 1 orë e gjysmë larg nga kompleksi ku do të akomodohet ekipi kombëtar.
Në datën 8 qershor, ekipi do të arrijë në Dortmund, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen e parë me Italinë, e cila do të luhet më 15 qershor, ora 21:00. Më pas “Legjionarët” do të udhëtojnë drejt Hamburgut, ku në datën 19 do të përballen me Kroacinë, ndërsa ndeshja e fundit në grup do të zhvillohet me Spanjën në 24 qershor. /i.m /abcnews.al