Rritet kërkesa për kredi/ Bizneset marrin hua për investimet, kryeson turizmi

schedule14:08 - 30 Maj, 2024

schedule 14:08 - 30 Maj, 2024

SHQIPËRI– Turizmi është kthyer një ndër sektorët që ka marrë më tepër hua në banka .Bizneset kanë shtuar investimet në prag të nisjes së sezonit në një kohë që fluksi i turistëve pritet të jetë i konsiderueshëm gjatë këtij viti.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se  në total huaja e re akorduar bizneseve është rreth 11 miliardë  lekë më tepër nëse e krahasojmë me prillin e një vit më parë.Sektori i shërbimeve ka pasur një rritje të nivelit të huamarrjes kryesisht për investime  nga 1 miliardë në prill të një  viti më parë ka arritur në 3 milardë këtë  vit.

Krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të shkuar, kredia për biznesin është rritur me rreth 7%.Ndërkohë që tendencë tjetër gjatë prillit është fakti se Shqiptarët i janë rikthyer kursimeve në monedhën euro.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë  gjatë muajit prill depozitat në monedhën europiane iu rikthyen trendit të rritjes ndryshe nga ato në lekë që janë ulur për të katërtin muaj radhazi.

Ndërkohë në Shqipëri monedha europiane ka pësuar  një zhvlerësim të ndjeshëm gjatë javëve të fundit duke u shkëmbyer me rreth 100 lekë. Ky është niveli  më i ulët i regjistruar në vend gjatë periudhës së pranverës.

Huatë e reja

Prill 2024 – 34.2 miliardë lekë

Prill 2023 –  22.7 miliardë lekë

Depozitat në euro

Prill 2024- 7.5 miliardë lekë

Mars- 7.3 miliardë lekë/ abcnews.al