Vjen goli i parë në ndeshjen Brest – PSG. Kampionët në fuqi kanë zhbllokuar ndeshjen në fundin e pjesës së parë. Angel Di Maria mori një pasim nga Verratti dhe gjeti golin me anë të një parabole të bukur.
Arbitri anësor e anuloi për pozicion të parregullt, por VAR-i i dha të drejtë PSG-së. Goli i pestë në kampionat për 31-vjeçarin argjentinas, i cili ka dhuruar edhe 6 asiste për shokët e skuadrës. /abcnews.al

