Arrestohet dhunuesi i gazetarëve/ Tiranë, molotov bashkisë, pranga 49 vjeçarit

schedule09:05 - 29 Maj, 2024

schedule 09:05 - 29 Maj, 2024

Një 49-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pas protestës së dhunshme të zhvilluar të martën, para Bashkisë.

Sipas policisë, 49-vjeçari Sokol Bushkolaj akuzohet për  veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Ky shtetas është ndaluar dhe më datë 08 maj, në lidhje me protestën e datës 07 maj 2024.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi 22 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!