Punimet në tunelin e Llogarasë janë drejt finalizimit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në Facebook, pamje nga punimet që janë ende duke u zhvilluar, dhe nëpërmjet këtij tuneli qytetarët do ta kenë më të lehtë për të shkuar në jug.
“MIRË MËNGJES dhe me tunelin e Llogarasë drejt finalizimit, që këtë verë ju çon në jug sa hap e mbyll sytë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në videon e publikuar në Facebook.
/abcnews.al/