“Në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh”, Rama: Rezoluta antikorrupsion ajo çfarë i duhet vendit për BE

schedule13:30 - 27 Maj, 2024

schedule 13:30 - 27 Maj, 2024

“Rezoluta antikorrupsion është cfarë i duhet nga ky parlament sot republikës dhe qytetarëve për të mbështetur anëtarësimin në BE në 2030.” Kështu e nisi kryeministri Rama, fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit lidhur me rezolutën antikorrupsion, nismë e propozuar nga maxhoranca socialiste.

“Rezoluta antikorrupsion është cfarë i duhet nga ky parlament sot republikës dhe qytetarëve për të mbështetur anëtarësimin në BE në 2030. Kjo nismë nuk ka të bëjë me komentet që janë, janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK. Jo, ne jemi në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh ndaj ka ndodhur edhe reforma në drejtësi bashkë me lindjen e SPAK që ka patur ka e do të ketë mbështetjen pa kushte të kësaj shumice.

SPAK është ilaci i hidhur që o e pi o vdes, dhe kush e pi një herë po një herë jo, sic bëni ju, jo nuk ka shans të vetëpastrohet po vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet sic po treteni jut e rrugica e shpresës. Pikërisht se ne jemi futur në luftë me korrupsionin ka ndodhur edhe transformimi përmes dixhitalizimit, bashkë me fundit e radhave pa fund, edhe reforma e prokurorimeve publike dhe ngjitha e Shqipërisë nga vendi i fundit në të parin në pikëzimin rajonal në këtë fushë. Ndaj ka ndodhur edhe celja e bisedimeve për neogociata. Lufta e nisur 10 vjet më parë kundër korrupsionit është e vërtetë. Ush rri e numëron u thirr ky e ai, duke e kthyer opozitën politike dhe mediatike në llogore baltosjeje thjesht do të zhytet vete, dhe do nxihet nga mëria./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!